Derbi Milanos, Dida: Ndeshje me adrenalinë, energji dhe dëshirë për të mbizotëruar

Në ditën e derbit mes Milanit dhe Interit, ish-portieri Dida foli për “La Gazzetta dello Sport”.

“A do të jetë derbi tashmë vendimtar në drejtimin e sezonit? Po, sepse është shumë i rëndësishëm, ai përfshin jo vetëm të gjithë qytetin. Thuhet shpesh se të gjitha ndeshjet janë njësoj, por nuk është kështu.

Derbi është ndryshe, është për atmosferën në qytet, në dhomat e zhveshjes, për atë që përfaqësojnë të dyja ekipet.

Nuk po flas për tension apo ankth, por për adrenalinën, energjinë pozitive dhe dëshirën për të mbizotëruar”, është shprehur ish-portieri brazilian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.09.2022 14:30