Depay në një moment “JO” te Barcelona, Milani qëndron i vëmendshëm

Memphis Depay mbërriti në Barcelonë verën e kaluar si një yll i madh në sulm, teksa skuadra drejtohet nga Ronald Koeman. Me largimin e teknikut holandez dhe me ardhjen e Xavi-t, sulmuesi po kalon probleme të ndryshme fizike, duke bërë që ndërkombëtari me Holandën të mendojë për ndryshimin e destinacionit në verë.

Kjo menjëherë ka zgjuar interesimin e Milanit, i cili vazhdon të jetë i interesuar për një sulmues vendimtar. Maldini dhe Massara i kanë idetë e qartë për hapat që do të marrin në vazhdim, pasi ish-lojtari i Lyon ka qenë në axhendën e klubit preh kohësh.

Mësohet se “kuqezinjtë” do të ofrojnë ofertën e parë në javët në vijim, dhe nuk pritet të shpenzojnë më shumë se 15 milion euro, një shumë që ka gjasa ta bindë klubin katalanas. /albeu.com


Shtuar 21.02.2022 16:25