Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e ndeshje nga Spanja, ku mesfushori i Kombëtares tonë i cili aktivizohet me Espanol, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës në minutën e 74 të ndeshjes.
Bare ndjeu shqetësime gjatë pjesës së dytë dhe menjëherë kërkoi zëvendësim pasi nuk mund të vazhdonte dot.
Ekipi kundërshtar i Alaves nuk kishte ndërmend ta ndalte lojën pasi menduan se e gjitha kjo ishte për të vonuar lojën pasi Espanyol ishte në avantazh minimal.
Ende nuk dihet nëse 24 vjeçari e ka vetëm ngarkesë fizike apo ka një dëmtim serioz që do të përkthehej në një mungesë shumë të rëndësishme për Kombëtaren për ndeshjet e tetorit që jana shumë afër.
Dihet që Keidi Bare është një nga mesfushorët më të mirë që ne kemi në dispozicion dhe një pike e fortë për trajnerin Reja. /albeu.com/