Dembele, shpresa e Barçës për Mynihun

Ousmane Dembele është shpresa e madhe e Barçës për ‘finalen’ këtë të mërkurë në Allianz Arena të Mynihut. Pavarësisht pengesës së shkaktuar nga humbja e papritur kundër Betisit në Camp Nou, e para e epokës së Xavi , skuadra e Barçës duhet të mbajë minutat e mira të ofruara nga sulmuesi francez kundër Verdiblancos për të besuar në mrekulli.

Me humbjen  e sigurtë të Ansu Fati për këtë ndeshje, një nga sulmuesit më vendimtar të ekipit, performanca e anësorit francez ngjall shpresë.

Kundër Betis, Barcelona u shfaq shumë e vakët e sulm gjatë 45 minutave të para me vetëm një goditje sporadike nga Coutinho.

Loja e klubit katalanase ndryshoi dhe u bë më sulmuese me futjen e Dembele në minutën e 58 që zëvendëosoi brazilianin Coutinho.

Skuadra e Xavit goditi 10 herë në portën kundërshtare gjatë pjesës së dytë, me francezin që provoi 4 herë, por asnjëra nuk arriti përfundoi në rrjetë. /albeu.com


Shtuar 6.12.2021 08:41