Nuk ka qenë një sezon i mirë për Dele Alli ky që po lëmë pas. Fantazisti e humbi postin e titullarit në kohën e Jose Mourinhos , ndërsa ende është larg formës së tij më të mirë. Megjithatë, britaniku di si të lëvizë jashtë fushës.
Fjala është për jetën e tij private ku së fundmi ai ka nisur të frekuentohet shpesh me vajzën 20-vjeçare të Pep Guardiolës, Maria. Para pak kohëve Dele Alli mbylli aventurën me një modele, e tashmë duket se është intriguar nga vajza e teknikut spanjoll të Manchter City-t. Të dy personazhet janë fotografuar të përqafuar e duke u puthur, ndërsa nuk e kanë pasur problem nga ambienti me shumë njerëz ku ishin.
Të lidhura
None found
Sipas mediave britanike, ata tashmë janë në një lidhje edhe pse nuk kanë bërë asgjë në formë zyrtare. Gjithsesi, orët e shumta në shoqërinë e njëri-tjetrit vlejnë më shumë se konfirmimi me fjalë dhe në këtë formë, duket se edhe Maria po “futet” në botën e futbollit.
