Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ia kushtoi triumfin në EURO 2020 Presidentit Sergio Mattarella, miliona italianëve në botë dhe ish-mbrojtësit Davide Astori.
“I dashur President, më lejoni të ju falënderoj në emër të vetes dhe ekipit,” tha Chiellini në Quirinale.
“Prania juaj ishte një gjest i rëndësishëm. Ne donim t’ia kushtonim fitoren juve dhe miliona italianëve në botë që kurrë nuk na kanë bërë të ndihemi vetëm, duke na shoqëruar në udhëtim.”
“Ne ia dedikojmë titullin Davide Astorit, do të donim ta kishim këtu me ne, ai është gjithmonë i pranishëm në mendimet dhe zemrat e atyre që e takuan”, përfundoi Chiellini.