Aurelio de Laurentiis rikthehet në sulm. Presidenti i Napolit i ka shkurtuar numrit një të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Evropa ashtu siç është konceptuar është plakur, e ka futur veten në allçi sepse merr shumë energji pa sjellë një kthim adekuat ekonomik për kompanitë – tha De Laurentis -. Vetëm institucionet, si UEFA, janë pasuruar”, raporton SportMediaset.
“Nuk është e qartë pse ai nuk duhet të bëjë vetëm operacionet e sekretariatit të përgjithshëm. Ne kemi krijuar ECA-n , tani peng i katarit. Ceferin është në krahët e presidentit të PSG-së. Ata që ende besojnë në industrinë e futbollit e paguajnë çmimin”. /albeu.com/