De Jong: Me Xavin ne luajmë më mirë, ekipi dhe unë jemi rritur

Frenkie de Jong, falë Xavit, është rikthyer në nivelet që kishte treguar në ditët e tij te Ajax.

Mesfushori holandez foli për NOS që nga grumbullimi me Kombëtaren: “Unë jam mirë dhe skuadra ka besim gjithashtu. Nuk mund të them asgjë negative.

Që nga ardhja e Xavit, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ne kemi filluar të luajmë më mirë. Ekipi është rritur dhe rrjedhimisht edhe unë. Të ardhurit e rinj shtuan cilësinë, na dhanë më shumë opsione se në muajt e mëparshëm dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë edhe për mua”.


Shtuar 26.03.2022 23:37

Tags: ,