Xavi: De Jong? Lojtar themelor por duhen parë financat e klubit

Xavi foli për të ardhmen e Frenkie de Jong e cila nuk është shumë e qartë.

“Për mua ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai ishte pothuajse gjithmonë titullar, përveç kur bëja ndonjë zëvëndësim, ai është një lojtar themelor, por më pas duhet të merret parasysh gjendja financiare e klubit.

Jo konkretisht me të, e kam fjalën në përgjithësi. Është një lojtar që më pëlqen shumë, por do të shohim si do të jetë situata”, u shpreh Xavi për mesfushorin holandez./h.ll/albeu.com

Shtuar 14.05.2022 16:17