Barcelona përmbys rezultatin në “frymën” e fundit (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vlerë dhe të luftuar mbrëmjen e sotme.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 por rastet nuk munguan por thjesht u shpërdoruan nga të dyja ekipet. Pjesa e dytë u dominua më shumë nga Barca ku gjeti dhe golin në minutën e 48’ me De Jong.

Në të 76’ Villareal befason ekipin e Xavit duke barazuar rezultatin. Katalanasit nuk u dorëzuan dhe një tjetër holandez, Depay përmbysi rezultatin duke shënuar  në minutën e 88’.

Për të vulosur ndeshjen Barca shënon dhe golin e tretë në minutën e 95’ me penallti me anë të Coutinho.

Barcelona tashmë ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 27.11.2021 22:57