Daniel Kretinsky, bilioneri nga Çekia që kërkon të blejë West Ham

Është raportuar nga mediat angleze që bilioneri çek, Daniel Kretinsky po kërkon të blejë një pjesë të aksioneve të ekipit anglez.Daniel, biznesmeni çek që ka një pasuri rreth 3.4 bilion euro të deklaruara, po kërkon të blejë 27% të aksioneve të West Ham.

Por kush është Daniel Kretinsky ?Daniel është një biznesmen 46-vjeçar i cili ka investuar në shumë kompani në mbarë botën.

Ai është CEO i kompanisë më të madhe energjitike në evropën qëndrore , bashkë pronar i Metro AG në Gjermani , aksioner tek gazeta franceze “ Le Monde” dhe në dy qëndra tregëtare të mëdha, saktësisht në Amerikë dhe Angli.

Sipas “SKY” , Kretinsky kërkon të marrë 27% të aksioneve të klubit anglez dhe për këtë gjë ka kërkuar përgjigje në javën e parë të nëntorit./H.LL/albeu.com


Shtuar 1.11.2021 14:38