Dani Ceballos: Carlo Ancelotti më ka kërkuar falje, një trajner i jashtëzakonshëm

Duke pasur vështirësi për minutat e luajtura nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos ka thënë se do të flasë me italianin përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

Ylli spanjoll, i cili më parë kishte kaluar kohë në huazim në klubin e Premier League, Arsenal, zbuloi se Ancelotti madje i kërkoi falje për mungesën e kohës së luajtur.

“Kur të fillojmë parasezonin më 8 korrik, do të shohim. Do të flas me trajnerin për të parë se çfarë dëshiron dhe prej andej do të vendosim të ardhmen”.

Lidhur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar, lojtari zbuloi se Ancelotti kishte kërkuar falje për minutat e pakta.

“Trajneri më tha ta falja sepse nuk kisha luajtur minutat që duhej të luaja dhe kjo është për meritën e tij”, tha Ceballos.

Ceballos luajti vetëm 338 minuta në 18 ndeshje gjatë gjithë sezonit, megjithëse rëndësia e tij për ekipin u rrit në fund të sezonit 2021/22. Në prill, ishte vetë Ancelotti ai që pranoi në një konferencë për shtyp se Ceballos nuk iu dhanë shanset që meritonte.

“Ceballos nuk ka luajtur minutat që meritonte bazuar në seancat e tij stërvitore”, tha Ancelotti gjatë një konference për shtyp.

“Ai është një nga të paktët që ka luajtur më pak se sa e meriton. Ai ka vuajtur shumë, një sezon me probleme, me dëmtim dhe një rikuperim mjaft të ngadaltë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.06.2022 12:16