Cristiano Ronaldo ka një partnere që nuk e duan familjarët, motra e Georginës: Ajo është e poshtër

Georgina Rodriguez duket se nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj, ku këtë herë, motra e saj Patricia ka bërë disa akuza të rënda për partneren e Cristiano Ronaldos në programin televiziv “Telecinco Socialite”, duke e akuzuar se është një gënjeshtare dhe e poshtër,

Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Asaj i vjen turp nga unë dhe qesh e gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike e cila nuk është mirë”, tha Patricia.

Patricia gjithashtu shtoi duke thënë se Georgina është e poshtër dhe njëri i keq. Përveç kësaj, ajo ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione privatre për të.

“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situatë. Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi.

Nuk dua para, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke u blerë librat,” është shprehur motra e partneres së Cristiano Ronaldos./h.ll/albeu.com