Cristiano Ronaldo i lindur për të thyer rekorde, personi i parë që kalon shifrën masive të ndjekësve në Instagram

Sulmuesi i Manchester United dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka krijuar një tjetër rekord pasi numri i njerëzve që e ndjekin në Instagram ka arritur në mbi 500 milionë. Ai është personi i parë që e ka arritur këtë sukses.

Sulmuesi portugez u bë personi më i ndjekur në Instagram kur arriti në 237 milionë ndjekës në shtator 2021. Në shkurt të vitit 2022 ai arriti në 400 milionë dhe në vetëm 9 muaj Ronaldo krijoi një tjetër rekord.

Rekordi i fundit i Ronaldos nuk ishte aspak befasi. Ylli portugez ka qenë shumë në lajm kohët e fundit. Të shtunën, ai dhe Lionel Messi pozuan së bashku në një tabelë shahu dhe fotografia u bë menjëherë virale.

Postimi i Ronaldos në Twitter për të njëjtën gjë ka mbledhur më shumë se 1.6 milionë pëlqime.

Superylli portugez gjithashtu bëri bujë gjatë gjithë javës së kaluar, pasi u shfaq në një intervistë shpërthyese me Piers Morgan. Në intervistë, ai drejtoi sulme ndaj pronarëve të Manchester United, menaxherit Erik ten Hag dhe legjendës së klubit Wayne Rooney.

Mbrëmjen e së dielës, efekti i mbulimit masiv mediatik në aktivitetet e Ronaldos u pasqyrua edhe në ndjekjen e tij në Instagram.

Ndërsa Ronaldo mbetet personi më i ndjekur në aplikacion, rivali i tij prej kohësh Messi mbetet i dyti më i ndjekuri me 376 milionë.

Dy futbollistët ikonë janë sportistët e vetëm në top 10-shen e njerëzve më të ndjekur në Instagram./ h.ll/albeu.com