Janë 898 gola të shënuar në karrierën e tij, nga të cilët 130 me fanellën e Portugalisë.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori me ekipet kombëtare dhe ende nuk ka vendosur ta mbyllë historinë e tij me përzgjedhjen portugeze, pavarësisht paraqitjeve zhgënjyese në Botërorin e kaluar dhe Kampionatin Evropian.
Ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, tani te Al Nassr, madje mund të vendosë të vazhdojë deri në Kupën e Botës 2026, edhe nëse disa ishin të bindur se mund të ndalonte pas kompeticionit të fundit kontinental të mbajtur në Gjermani. Pas dy vitesh, CR7 do të jetë 41 vjeç dhe mund të shkojë në kërkim të rekordeve të tjera.
Këto janë fjalët e tij për këtë çështje, të raportuara nga A Bola:
“Unë jam gjithmonë shumë krenar që përfaqësoj ngjyrat e vendit tim, është një ëndërr. Për këtë arsye, kur të largohem nga kombëtarja nuk do t’i them askujt paraprakisht: do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe shumë i menduar”.