Lojtari më i ri i Aston Villas, Philippe Coutinho pritet të debutojë këtë fundjavë përballë Manchester United.
29-vjeçari kaloi testet mjekësore dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve nesër.
“Sky Sports Neës” raporton se Coutinho do jetë gati për ndeshjen ndaj Villas për ndeshjen e dytë, pasi dje “Djajtë e Kuq” i eliminuan nga FA Cup.
Trajneri Steven Gerrard me shumë gjasa nuk do e lejojë të jetë titullar pasi braziliani është shëruar nga COVID-19 para disa javëve, por mund të bëjë debutimin duke hyrë në fushë si zëvendësues.
Coutinho i është bashkuar Aston Villas në formë huazimi nga Barcelona deri në fundin e sezonit, me një marrëveshje që përfshin opsionin e blerjes për 33 milionë euro.
Braziliani ndeshjen e fundit në Premierligë e zhvilloi me Liverpoolin në dhjetorin e vitit 2017, duke shënuar 54 gola dhe dhuruar 45 asistime për “Reds”. /albeu.com