Philippe Coutinho është një nga futbollistët që vështirë se llogaritet për Xavi Hernandez dhe për të cilin FC Barcelona mund të kursejë më shumë para për sa i përket rrogës për t’i lënë vend inkorporimeve dhe për t’i përshtatur ato në parametrat e kërkuar nga LaLiga.
Kjo është arsyeja pse klubi i Barçës po e ofron lojtarin brazilian në Premier League ku ka klube me muskuj ekonomik për të përballuar kartonin e brazilianit.
Sipas Daily Mail, Barça ka ofruar ‘Cou’ për Tottenham dhe Newcastle . 29-vjeçari mbërriti pikërisht në janar 2018 nga futbolli anglez pasi Barça pagoi 120 milionë plus 40 variabla për Liverpool-in . /albeu.com