Conte tregon bisedën me Presidentin e Tottenham

Antonio Conte konfirmoi se kishte folur me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy dhe siguroi se ai është në Spurs për të ndihmuar klubin dhe se nuk është problem.

“Po, fola me Danielin. Nuk më pëlqen të shoh dikë që përpiqet të krijojë një problem mes meje dhe klubit, sepse nuk është e vërtetë. Presidenti ynë Daniel Levy e di shumë mirë se unë jam këtu për të ndihmuar klubin dhe këtë do të bëj deri në fund. Ky është realiteti dhe ai e di. Ne po punojmë shumë. Ai ka respekt të madh për atë që kam bërë. E përsëris, dua ta ndihmoj klubin në çdo aspekt. Me idetë dhe vizionin tim për futbollin”, tha trajneri italian duke folur për Football London.

Kanë dalë zëra se Conte mund të largohet nga klubi në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2023. Tottenham po kalon një periudhë më pak pozitive, pasi ka humbur katër në pesë ndeshjet e fundit të ligës. /albeu.com/


Shtuar 25.02.2022 17:53