Conte te PSG? Tekniku italian tregon të vërtetën

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Tottenham, Antonio conte iu përgjigj pyetjeve në lidhje me qasjen e tij ndaj PSG-së.

“Natyrisht është mirë që një klub vlerëson  punën time, por kjo është një gjë tjetër. Më pëlqen kur njerëzit krijojnë lajme vetëm për të folur, nuk është e drejtë, nuk është e drejtë për mua, për klubin, për lojtarët që janë të përqëndruar në këto pesë ndeshje dhe të përpiqen të marrin rezultate fantastike për të gjithë ne.

Kjo situatë më bën të qesh, por mendoj se njerëzit duhet të kenë respekt për të gjithë, pa krijuar lajme të rreme”, është shprehur tekniku italian./h.ll/albeu.com