Conte i shkel syrin Eriksenit: Do të ishte mirë të punonim sërish së bashku

Antonio Conte ka komentuar rikthimin e Christian Eriksen në Premier League.

Danezi iu bashkua Brentfordit më 31 janar dhe filloi stërvitjen me grupin të hënën. Trajneri i Spurs ndau një sezon e gjysmë me mesfushorin sulmues te Interi, me Eriksenin protagonist sidomos në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke kontribuar në fitoren e kampionit të Nerazzurrëve pas 11 vitesh.

“Eriksen është pjesë e historisë së Tottenhamit. Rikthimi do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të, për mua dhe për klubin. Jam i pari që jam i lumtur që e shoh përsëri në fushë sepse kaluam një kohë të mirë te Inter.

Ne fituam ligën dhe kaluam dy sezone të rëndësishme së bashku dhe i uroj atij më të mirën për të ardhmen, ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Do të ishte mirë për mua ta kisha përsëri dhe të punonim së bashku.”/ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 9.02.2022 11:32