Coman drejt Premier League

Kingsley Coman mund të vazhdojë karrierën në Premier League.

Interesim për francezin e Bayern, tashmë kanë shfaqur Liverpooli dhe Chelsea.

Coman është i hapur për mundësinë e transferimit në Angli pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon në vitin 2023.

Skuadrat nga Premier League, janë të gatshme të ofrojnë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e francezit, i cili është pjesë e ekipit nga Bundesliga prej vitit 2015. /albeu.com/

 


Shtuar 20.09.2021 12:12