Jemi në detajet e fundit të akordit mes “Nike” dhe Barcelonës.
Sipas shtypit spanjoll klubi katalan ka arritur një marrëveshje, e cila do të përfundojë pas plot 10 vitesh.
Sipas shifrave të para marrëveshja do të jetë për plot 140 milionë euro në sezon.
Akordi parashikon kalimin e 150 milionë eurove pas firmës dhe më pas në secilin sezon Barcelona do të përfitojë 125 milionë euro.
Akordi do të bëhet publik më datë 19 tetor.