“Çmenden” futbollistët, pas Dani Alvesh edhe futbollisti i PSG akuzohet për përdh*nim

Pas Dani Alvesh i cili ndodhet në burg për përdhunim, futbolli pëson një tjetër tronfitje të fortë, këtë herë akuzohet mbrojtësi i djathtë i PSG-së.

Sipas mediave franceze një grua ka bërë në komisariat një ankesë për marokenin e PSG, Ashraf Hakimi, duke theksuar se ka tentuar ta përdhunojë.

Mbrëmjen e së dielës në komisariatin e Nogent-sur-Marne një vajzë ka bërë ankesë, duke thënë se pas shkëmbimit të mesazheve me Hakimin janë takuar të shtunën.

Sipas vajzës Hakimi fillimisht e ka puthur dhe më pas situata doli jashtë kontrollit, edhe pse ajo e ka kundërshtuar.

Më tej vajza thekson se pas disa tentativave ka arritur t’i shpëtojë nga duart dhe më pas ka telefouar shoqen e saj e cila e ka marrë me makinë duke e larguar prej aty.

Ndërkohë që ditën e martë pritet që të dëshmojë në polici edhe Hakimi.


Shtuar 27.02.2023 20:34