Interesoheshin prej kohësh dhe tanimë ka ardhur oferta e parë. Bëhet fjalë për “katalanasit” e Barcelona, të cilët kanë bërë gati një paketë prej 50 milionë paundësh, për transferimin e “fantazistit” portugez të Manchester City, Bernardo Silva.
Megjithatë, pavarësisht çmimit të konsiderueshëm, kampionët e Anglisë dhe të Evropës e kanë refuzuar ofertën e parë të spanjollëve, teksa e konsideronin “yllin” luzitan, si një pjesë të rëndësishmë të skuadrës.
Mirëpo, teksa duket një “jo” e prerë nga drejtuesit e “qytetarëve”, Barça sërish nuk dorëzohet, pasi vetë lojtari ka nisur nga ana e tij “negociatat” me klubin, për t’i bindur të pranojnë ofertën e “katalanasve”, aq shumë të dashur për të.