Daily Mail: Barça dhe Silva arrijnë marrëveshjen personale, por ka dy pengesa për transferimin në “Camp Nou”

Lojtari i Manchester City-t, Bernardo Silva është ktheyr tashmë në prioritetin e Barcelonës, me katalanasit që kërkojnë transferimin e tij në “Camp Nou”.

Sipas “Daily Mail’ raportohet se Barça dhe Silva kanë arritur marrëveshjen personale mes tyre, por për transferimin e portugezit në “Camp Nou” ka dy pengesa.

E para ka të bëjë me shitjen e Frenkie de Jong, që të realizohet transferimi i Silvas te katalasnit duhet të behet e mundur largimi i holandezit.

Ndërsa pengesa e dytë ka të bëjë me bindjen e Cityt, pasi anglezët nuk dëshirojnë të largojnë lojtarin e tyre./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 4.08.2022 13:22