Giorgio Chiellini e ka cilësuar humbjen e sotme ndaj Maqedonisë së Veriut si një goditje të rëndë.
Pas sfidës ai është shfaqur para mediave i zhgënjyer për rezultatin, por nuk ka pranuar kritikat në adresë të ekipit.
“Është e vështirë ta shpjegosh, ka shumë zhgënjim. Edhe sot kemi bërë një ndeshje të madhe ku mungoi vetëm shënimi i golit. Nuk kemi qenë mendjemëdhenj, sigurisht na mungoi diçka, kemi bërë disa gabime që nga shtatori deri më sot dhe i kemi paguar.
Jam krenarë për këtë skuadër. Është e qartë që jemi të zhgënjyer dhe të shkatërruar. Duhet të rinisemi. Është e vështirë ta komentosh në të nxehtë. Do të mbetet një boshllëk i madh dhe shpresoj që ai të na sjellë energji të re që të rinisemi. Duhet të rinisemi që të kthehemi të fitojmë dhe të jemi në majë në Europian, ndërsa pas katër vitesh të shkojmë në Botëror.
Raste për të shënuar i kishim. Na mungoi episodi, mbërrinim mirë deri në zonë. Nuk kam asgjë për të kritikuar në këtë grup.
Ndeshja e fundit? Mendoj se duhet luajtur edhe sfida tjetër, nuk është momenti për këto gjëra”, tha Kielini.