Chelsea ka triumfuar në udhëtim tek rivali londinez, Crystal Palace.
Crystal Palace dhe Chelsea janë ndeshur në kuadër të javes së 31-të të Premierligës.
“The Blues” ishin nën kontroll gati gjatë gjithë ndeshjes dhe rezultati e tregoi këtë fakt. Kai Havertz ishte në formë të mahnitshme këtë takim.
Havertz zhbllokoi rezultatin në min (8’) pas një asistimi nga Hudson-Odoi. Pas vetëm dy minutash, ai dhuroi një asistim për Pulisic, min (10’).
Kurt Zouma realizoi gol të bukur me kokë në min (30’) për ta thelluar epërsinë e Chelseat.
Rezutlati i pjesës së parë, Crystal Palace 0-3 Chelsea.
Në pjesën e dytë, Christian Benteke shënoi golin e nderit në min (63’).
Christain Pulisic shënoi golin e dytë në këtë ndeshje, ai shënoi në min (78’).
Rezultati përfundimtar, Crystal Palace 1-4 Chelsea.