Talentet e rinj, me profil ndërkombëtar, të çmuar për të tashmen dhe për të ardhmen.
Ky është identikiti i ri i merkatos së Chelseat, i cili tashmë po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm për të mos u kapur të papërgatitur. Sipas Football London , mes objektivave të mëdhenj të bluve do të ishte edhe mesfushori portugez Ruben Neves .
Mesfushori defensiv i lindur në vitin 1997, tashmë protagonist në kombëtaren e seniorëve, këtë sezon ka grumbulluar deri më tani 18 paraqitje, një gol dhe një asist me Wolverhampton, duke tërhequr interesin e Chelseat, Manchester United dhe Arsenal./ h.ll/albeu.com