Chelsea interesohet për Thomas Strakoshën, por vetëm nëse në klub ndodh kjo lëvizje

Thomas Strakosha prej disa kohësh është në kërkim të një skuadre të re dhe së fundmi emri i shqiptarit ishte i lidhur ngushtë me skuadrën e sapongjitur në Premier League, Fulham.

Por sipas Fabrizio Romanis, Strakosha po tërhet vëmendjen edhe të Chelsea.

“Blutë” janë duke shikuar mundësinë për të transferuar gardianin shqiptar, por vetëm në rast se largohet Kepa Arrizbalaga.

Kuptohet që Strakosha do të ishte zgjedhje e dytë të Chelsea, pas Eduard Mendy./albeu.com


Shtuar 14.06.2022 18:20