Chelsea luajti sot në transfertë ndaj West Ham dhe arriti të fitonte minimalisht, 0-1.
“The Blues” ishin me pikë të barabarta me “The Hammers” dhe kërkonin me çdo kusht fitore në mënyrë që të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në pjesën e parë, West Hami tentoi përmes kundërsulmeve të shpejta, ku një rast të mirë pati Jesse Lingard me një goditje volley.
Por, në minutën (43’) Ben Chilwell pasoi topin në zonë nga ana e majtë ku gjeti Timo Werner i cili shënoi golin e parë në 17 ndeshje.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Chelseat.
Në pjesën e dytë, Werner pati edhe një rast të mirë, ku pas një goditje të mirë nga Mount, por goditja e gjermanit shkoi jashtë portës.
Në minutën e 81’, Balbuena u përjashtua pas një ndërhyrje në Chilwell e cila u sanksionua nga gjyqtari me të kuq.
Rezultati përfundimtar, West Ham United 0-1 Chelsea.