Për të 59-ën herë radhazi, qytetarët e mbledhur në bulevard kundër qeverisë së Edi Ramës zgjodhën t’i shprehin qëndrimet e tyre përmes pankartave të shumta gjatë protestës.
Disa prej mbishkrimeve evidentonin vijimësinë e lëvizjes, ndërsa të tjerat ironizonin hapur deklaratat më të fundit të kryeministrit, duke nënvizuar se e vërteta nuk zhbëhet.
Të lidhura
None found
Një nga pankartat më të spikatura ishte ajo që përmbante foton e Edi Ramës dhe dokumentin e tij të quajtur “BESA”, shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk jemi pjesë e librit tuaj. Jemi pjesë e historisë sonë”. Ky mesazh ishte një përgjigje ironike ndaj prezantimit që i bëri Rama këtij shkrimi, duke e cilësuar si një reflektim dhe një angazhim të përtërirë qeverisës.
Gjatë tubimit u panë edhe pankarta të tjera me tekste si: “59, Historia vazhdon.”, “59 ditë. Çdo ditë në rrugë. Çdo ditë në anën e duhur të historisë.”, “59 ditë. Historia u përket atyre që dalin në shesh” dhe “Asnjë algoritëm nuk mund ta fshijë realitetin.”
