Chelsea ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme sot në mbrëmje ndaj Tottenham-it.
Blutë ka arritur të vulosë ndeshjen që në pjesën e parë. Havertz ishte autori i golit të parë në minutën e 5-të pas një gabimi në mbrojtjen e Contes. Në minutën e 34-të Davies shënoi një autogol duke i dhënë rezultatin e dyfishtë Chelsea-it.
Ekipi i Tuchel ka menaxhuar totalisht lojën duke mbyllur sfidën e parë ndaj Tottenham-it në gjysmëfinale me fitore në EFL CUP./ h.ll/albeu.com