Pasi refuzoi të rinovonte kontratën me West Ham, emri i Declan Rice është kthyer në prioritet nga disa skuadra.
Një burim i West Ham i tha ‘Football Insider’ se plani është të shesë Ricen, ndërsa vlera e tij mbetet e lartë në vend që ta lejojë atë të përfundojë marrëveshjen e tij aktuale.
West Ham po planifikon të shesë Declan Rice për rreth 90 milion funte.
Londinezët po e mbanin çmimin e kartonit të mesfushorit plot 100 milion funte gjatë verës.
Kjo i hodhi poshtë blerësit, me klubet e interesuara të drejtuara nga Man United dhe Chelsea por Rice ka refuzuar ofertat e përmirësuara të kontratës nga West Ham dhe kjo do ta detyrojë klubin të ulë çmimin e kërkuar vitin e ardhshëm.
Anglezi 22-vjeçar ka kontratë me klubin e “çekanëve” deri më 2024, por një refuzim i vazhdueshëm i vazhdimit të kontratës së yllit të tyre mund të detyroj klubin që ta largojë atë pas përfundimit të këtij sezoni, nëse klubet ofrojnë çmimin e duhur për të.