CHAMPIONS/ Man.City – PSG, statistikat dhe formacionet  e mundshme

Sonte në “Etihad Stadium” do të luhet një finale e parakohshme mes Manchester City-t dhe PSG-së në kuadër të ndeshjeve të pesta në fazën e grupeve të Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola momentalisht mban vendin e parë në grupin A me vetëm një pikë diferencë nga vendi i dyti i cili mbahet nga PSG.

Ndeshja e parë e cila u zhvillua në Paris u fitua nga skuadra e Pochettinos me rezultatin e pastër 2-0. Të dyja skuadrat këtë sezon janë ndër skuadrat më pretendente për fitimin e këtij trofeu, ndaj përballjet mes tyre masin mirë forcat.

Pozicionimi në fushë pritet të jetë i njëjtë për të dyja skuadrat me skemat, 4-3-3. PSG pritet të ketë nga minuta e parë treshen e frikshme sulmuese, Neymar-Mbappe- Messi, ndërsa në krahun tjetër, City pritet ta nisë me, Mahrez – Sterling – Foden.

Sa i përket mungesave, Guardiola nuk ka të gatshëm, Torres, Grealish dhe De Bruyne që është në dyshim. Ndërsa Pochettino nuk mund të llogarisë, Rafinhan, Draxler dhe Donnarumma e Ramos që mbeten në dyshim.

Statistikat:

Manchester City ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Champions League.

“Citizens” në 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Champions ka shënuar të paktën 2 gola.

Man City e ka mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshje në shtëpi përballë PSG në të gjitha kompeticionet.

PSG ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në Champions. r.t/albeu.com


Shtuar 24.11.2021 10:50