Pas natës së parë të fazës cerek finale në Champions me Realin dhe Manchester City-n që dolën fitues, është radha gjigandëve të tjerë evropian të thonë “fjalën” e tyre.
Sonte do të luhet pikërisht finalja e sezonit të kaluar, Bayern Munchen – PSG e cila u fitua nga “bavarezët”.
“Parisienët” do të synojnë të marrin hak, edhe pse situata nuk është shumë ndryshe nga disa muaj më parë kur gjermanët gëzonin një formë të shkëlqyer dhe dominuan ndeshjen.
Ndeshja tjetër është ajo mes Portos dhe “Bluve të Londrës”. Skuadra e Tuchel mbetet e favorizuar në letër, edhe pse “dragonjtë” vijnë si një skuadër që ka eleminuar një nga pretendet për ta fituat këtë trofe si, Juventusi.
Të dyja ndeshjet nisin në orën 21:00. /albeu.com/