CHAMPIONS/ Chelsea – Aletico Madrid, statistikat dhe formacionet e mundshme

Chelsea – Atletico dhe Bayern – Lazio janë dy sfidat e fundit të fazës së 1/8 në Champions League.

Teksa në gjermani konsiderohet gjithcka e mbyllur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ndeshjen që do të zhvillohet në Londër.

Ekipi londinez i drejtuar nga Tuchel fitoi ndeshjen e parë në Madrid me rezultatin, 0-1 dhe padyshim që në këtë ndeshje vjen si favorizuar, por ekipit të Simeones kurrë nuk mund ti “zihet besë”.

Në këtë ndeshje, “blutë e Londrës” vijnë me disa mungesa të rëndësishme. Jorginho dhe Mason Mount do të mungojnë për shkak kartonash, ndërsa Thiago Silva dhe sulmuesi Tammy Abraham për shkak dëmtimi janë në dyshim.

Tuchel pritet ta rreshtojë ekipin me skemën, 3-4-2-1 ndërsa në krahun tjetër Simeone pritet ta rreshtojë ekipin me skemën 4-1-4-1.

Atletico e Madridit ka shënuar me pak se 2.5 gola në 5 ndeshjet e fundit të Champions, ndërsa Chelsea ka arritur të mbajë portën e paprekur në 5 ndeshjet e fundit. Po ashtu ekipi nga Londra ka arritur të fitojë 5 nga 6 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.R.T/albeu.com/

Formacionet e mundshme:


Shtuar 17.03.2021 10:18