Sonte do të luhen dy ndeshjet e fundit të fazës cerekfinale në Champions Leaugue.
Padyshim që kryesorja është ajo mes Liverpoolit dhe Real Madridit, por nuk ngelet mbrapa edhe sfida që do të luhet në Gjermani mes Dortmunfit dhe City-t.
Përballja e parë mes dy skuadra përfundoi me rezultatin 2-1 për anglezët.
Të dyja ndeshjet nisin në orën 21:00.
Formacionet e mundshme:
Dortmund (4-3-3): Hitz; Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro; Bellingham, Can, Dahoud; Reyna, Haaland, Reus.
City (4-1-4-1): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Rodri; Mahrez, de Bruyne, Gundogan, Foden; Sterling /albeu.com/