Cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Pochettinos? E konfirmon gazetari i njohur

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar situatën momentale të trajnerit Mauricio Pochettino.

Tekniku argjentinas ishte i lidhur me stolin e ish skuadrës, Tottenham, por mesa duket nuk do arrihet marrëveshja.

Fabrizio ka njoftuar se Pochettino nuk do largohet, derisa ishte personi që ndihmoi në arritjen e marrëveshjes për Georginio Wijnaldum te “Parisienët”.

“Pochettino nuk largohet, PSG në situatë të njëjtë pavarësisht bisedimeve të Tottenhami.

Pochettino ishte i përfshirë individualisht në ndryshimin e mendjes për Wijnaldum që t’i bashkohet PSG-së.

Poch e telefonoi Ginin disa herë, ata u takuan në vitin 2016 me Poch që e donte te Spurs. Tani se bashku në Paris”, shkroi ai.

Ndërkohë, për situatën e Wijnaldum, holandezi kishte arritur marrëveshje verbale me Barcelonën, por PSG ofroi me shumë se dyfishin e pagës që i kishin ofruar katalunasit, andaj lojtari vendosi për transferimin në “Parkun e Princave”./

Shtuar 6.06.2021 05:06