Sa të infektuar me Covid-19 ka vetëm në Tiranë?

Situata e Covid-19 në vend vijon të jetë e qëndrueshme, por sidoqoftë interesi për të ditur sa të infektuar ka përreth, është jo i vogël.

Në të gjithë vendin, ka aktualisht 264 persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 65 janë në Tiranë.

Ky është tregues inkurajues për situatën e pandemisë dhe duket që gjërat po shkojnë drejt përmirësimit.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit.”- shkruan Manastirliu duke i kërkuar qytetarëve të vijojnë të tregohen vigjilentë.

Që prej 1 qershorit fasha orare ndryshoi me 1 orë diferencë: 23:00-06:00.


Shtuar 6.06.2021 17:17