Çështja e tamponëve, e pëson Lazio dhe Lotito

Claudio Lotito, është njohur me vendimin përfundimtar të çështjes të falsifikimit të tamponëve që ndodhi vitin e kaluar.

Lotito do të jetë jashtë për dy muaj, ndërsa klubi është gjobitur me shumën e majme të 50 mijë eurove.

Janë dënuar dhe dy mjekët e bardhekaltërve, të cilët do të duhen të rrinë jashtë skuadrës për 6 muaj.

Lotito mban kështu postin e tij si anëtar i këshillit në Federatën Italiane të Futbollit, e cila rrezikohej shumë nga vendimi që do të merrej sot.

Gjithçka ndodhi vitin e kaluar, kur Lazio u akuzua se kishte aktivizuar tre lojtarë me Covid në një ndeshje ndaj Torinos, pasi më parë kishin falsifikuar tamponët.

Lotito në atë kohë u dënua për 7 muaj, por presidenti i Lazios e çoi çështjen në apel, duke u dënuar vetëm me dy muaj pezullim.

Kjo çështje ka qenë kryefjala e mediave italiane të cilat prisnin dënim më të ashpër, por në fund ka vendosur Gjykata e Apelit.


Shtuar 19.10.2021 16:09