Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ndarë një pamje ajrore nga “Marshi për Liri”, i cili u zhvillua dje në Prishtinë dhe mblodhi mijëra qytetarë në sheshet e kryeqytetit. Marshimi u organizua në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me gjykimin në Hagë.
Të lidhura
None found
Fotografia e publikuar nga Hoxhaj pasqyron përmasat e mëdha të tubimit, ndërsa ai shoqëroi imazhin me një urim të shkurtër dhe emocionues për pjesëmarrësit.
“Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që dje marshuan me UÇK-në në zemër!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj, i cili ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, mori pjesë në marshim së bashku me familjen e tij. /Telegrafi/
