Përpara ndeshjes së djeshme midis Interit dhe Sassuolos, CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka folur rreth të ardhmes së dy talentave të klubit neroverdi.
“Me Marotta-n flasim shpesh sepse na lidh një miqësi.
Po, Interi ishte i pari që na kontaktoi për Scamacca dhe Frattesi, ata janë në kontakte të vazhdueshme me ne ende, të dy janë qëllimi i zikaltërve për sezonin e ardhshëm.
Dy lojtarët tanë janë të mrekullueshëm, janë në rritje dhe normalisht që një ekip i madh si Interi do të interesohet. Ne duhet të mendojmë për të tashmen, që ata të bëjnë mirë te Sassuolo dhe të rriten, të jenë të përgatitur për një sfidë të re në një klub të madh”, kështu është shprehur Carnevali ku duket qartë se kontakti i Interit me dy lojtarët është shumë intensiv./ h.ll/albeu.com