Një pjesë e parë më shumë e përdorur për të njohur kundërshtarin dhe jo me shumë raste konkrete.
Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse.
Ndërkohë, Shqipëria pati disa mundësi, por të paqartë në topin e fundit. Një rast i pastër ishte pranë minutës së 30’ me Cikalleshin, por nuk mundi të shënonte. Ndërkohë një rast i diskutueshëm ishte brenda zonës së kundërshtarit, pasi Barjami mori një ndërhyrje, por për gjyqtarin nuk kishte asgjë të parregullt.
Pjesa e dytë pritet të jetë më intensive dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv të kombëtares sonë.