Carlos Vela i “shkel” syrin Griezmann-it , i bën thirrje të vijë në MLS

Sulmuesi 32-vjeçar i Los Angeles  , Carlos Vela ka si ëndërr të bindë Antonie Griezmann që të transferohet në MLS.

“ Ne flasim shpesh, Griezmann është miku im.

Kam shumë dëshirë që Antonie të vijë të luaj me mua në Los Angeles, e kemi diskutuar këtë gjë disa herë .

I them shpesh që kur të vishë në MLS do të luash në një ekip me mua.

A do të vijë Griezmann në MLS? Besoj se po , me atë gjë po merrem .”

Kështu është shprehur Carlos Vela për një transferim të mundshëm të francezit në Amerikë./H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 16:21