Cambiasso: Ekipet italiane nuk janë në nivelin e duhur për në Champions

Në një intervistë me “SkySport”, Esteban Cambiasso, ish-lojtari i inter-it ka folur rreth ekipeve italiane në Champions League.

“Milani pati një grup shumë të vështirë. Kalimi i grupeve nuk ishte i pamundur për ta por ideja është se italianet nuk kanë cilësitë e duhura për të ecur shumë në Champions.

Inter dhe Juventus kanë kaluar grupet tashmë dhe për këtë gjë unë jam shumë i kënaqur. Presim dhe Atalantën sonte në mbrëmje, shpresoj të fitojnë dhe të kalojnë grupet. Por dua të theksoj se ekipet italiane nuk kanë cilësitë e duhura për të qënë sfiduese në Champions League”, kështu është shprehur argjentinasi Cambiasso./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.12.2021 19:50