Parandalohet sulmi terrorist në Francë, në pranga dy të rinj

Një sulm terrorist është parandaluar në kohë në Francë.  Dy të rinj  të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më 8 dhjetor në Francë.

Pas arrestimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë, arrestoi dy burrat në  fund të  nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton AFP.

Të dy, u akuzuan për terrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në paraburgim

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë. Sipas burime dyshja, u njohën në rrjetet sociale e më pas u takuan edhe fizikisht.

Kujtojmë se në Francë kanë ndodhur shumë sulme terroriste që prej vitit 2015. /albeu.com/

 


Shtuar 8.12.2021 19:42