Buffon vazhdon me rekordet, kjo është arrtja e portierit që e bën më të vjetrin në histori

Pavarësisht humbjes ndaj Interit në Kupën e Italisë, mbrëmja e djeshme ishte një mbrëmje historike për Gigi Buffon.

Përveç performancës së tij të jashtëzakonshme, ku arriti të priste edhe një gjuajtje të vështirë nga Dzeko, ku me shumë mundësi do të shkonte në rrjetë, Buffon la gjurmë në San Siro edhe me një rekord historik.

Ish-portieri legjendar i Juventusit në fakt është bërë lojtari më i vjetër që ka luajtur në fushën e San Siros, saktësisht 44 vjeç, 11 muaj e 18 ditë.

Buffon ka thyer rekordin e Marco Ballota, i cili me uniformën e Lazios në vitin 2008 u përball me Interin në moshën 44-vjeçare e 13 ditë.


Shtuar 11.01.2023 13:37