E ardhmja e Buffon drejt Spanjës, gati kalimi te ky superklub

E ardhme në Spanjë për Gianluggi Buffon i cili do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni. Mediat spanjolle raportojnë lajmin e bujshëm se për gardianin veteran interesohet Reali i Madridit. Ndërkohë, vetë Buffon ka theksuar se një ofertë joshëse nuk do t’i thoshte “Jo”. Dhe, kjo ofertë tunduese mund të vijë nga Real Madrid teksa nga Spanja zbulojnë se madrilenët janë të gatshëm të transferojnë Buffon si portier të dytë pas Thibaut Courtois.

Por, gjatë sezonit ai do të kishte mundësitë e tij sidomos në Kupën e Mbretit. Mbetet për t’u kuptuar vërtetësia e lajmit, teksa flitet se Bufon mund të përfundojë edhe te Monza. Mbetet për tu parë se ku do të jetë e ardhmja e Buffon, por e sigurt është që ai do të ndërrojë skuadër dhe mund të kalojë në një tjetër kampionat.


Shtuar 23.05.2021 16:34

Tags: ,