Vendosi largimin nga Juve, vjen oferta e parë për Buffon

Xhixhi Bufon vazhdon të marrë oferta, por jo vetëm nga klubet e interesuara për portierin, i cili sot pritet të luajë ndeshjen e fundit si juventin, në finalen e Kupës së Italisë.

Përveç një tjetër viti në fushë, ideja e re, është ajo e një posti përkrah trajnerit Roberto Mançini, pas Europianit të kësaj vere.

Federata Italiane e Futbollit kërkon që Bufon të jetë menaxheri i ri i kombëtares, ku do të zëvendësojë Gabriele Orialin, i cili do të punojë me Konten tek Interi.


Shtuar 19.05.2021 15:04

Tags: , ,