Brozovic nuk rinovon kontratën, e ardhmje në Milano vihet në dyshim

Brozovic ka hyrë në vitin e tij të fundi të kontratës me Interin.

Mesfushorit i skadon kontrata me gjigantin italian më 30 qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë.

‘Nerazzurët’ dëshirojnë ta mbajnë në ekip 28-vjeçarin por dëshira e futbollistit do të jetë vendimtare, dhe ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Në rast se kroati nuk vazhdon kontratën gjatë ditëve në vijim atëherë kampioni i Italisë do të detyrohet ta shiste në mënyrë që të mos largohet vitin tjetër si futbollist i lirë.

Interesim për Brozovicin kanë shprehur shumë skuadra evropiane si Barcelona dhe Man Utd.


Shtuar 31.07.2021 18:45